Islami: Ramushi President, Albini Kryekuvendar, Kadria Kryeminister!

Oponionisti Dardan Islami ka dalë me një parashikim interesant të zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tij, në skenën politike të Kosovës së shpejti pritet të ndodhin ndryshime të mëdha. Sipas Islamit, këto ndryshime pritet të ndodhim në vjeshtë me ç’rast Kryeministri aktual i vendit dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të marrë postin e Presidentit të vendit, Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht Kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të marrë pozitën e Kryeministrit të vendit.