Istogu me ambient më të sigurtë për nxënësit

Kuvendi i Komunës së Istogut gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës me ç’rast ka miratuar Rregulloren për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore.

Drejtor për Arsim në Komunën e Istogut, Hajrush Shoshi para anëtarëve të Kuvendit ka dhënë sqarime rreth rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore. Kjo rregullore, sipas Shoshit ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave mbrojtës të nxënësve përmes adresimit të shqetësimeve apo ankesave dhe krijimin e një ambienti të sigurt për ta në Institucionet Edukativo Arsimore në Komunën e Istogut. Me dispozitat e kësaj rregulloreje përcaktohet: vendosja e kutive, hapja e kutisë, formimi i komisionit për hapjen e kutive të ankesave, pranimi i vërejtjeve, sugjerimeve, rekomandimeve dhe komenteve që kanë të bëjnë me adresimin e çështjeve në shkolla duke u bazuar në rregullativën ligjore në fuqi, tha ndër të tjera drejtori Shoshi.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës është bërë edhe shqyrtimi i raportit të punë së Këshillimit Komunal për Siguri në Bbashkësi si dhe zëvendësimi i anëtarëve të këtij trupi. Krahas kësa, Drejtori për Buxheti në Komunën e Istogut, Hysni Maxharraj, ka njoftuar anëtarët e Kuvendit të Komunës edhe rreth lëshimit të Qarkores Buxhetore 2020/01.