Ja rezultatet dhe tabela në Ligën e Parë

Ka përfunduar xhiro e dymbëdhjetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Dy rivalet e vjetër Lira dhe Vëllaznimi kanë ndarë pikët, pasi në Prizren kanë luajtur baras 1-1. Pavarësisht këtij barazimi skuadra e Lirisë vazhdon të jetë lidere, derisa e dyta në tabelë është skuadra e Malishevës, e cila po befason me rezultate pozitive, raporton ER.

Në ndeshjen e fundit kjo skuadër e ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 0-3. Besa e Pejës ka dështuar në përballje me 2 Korrikun (1-0), kurse fitoren me të thellë në ketë xhiro e regjistroi Onizi ndaj Vllaznisë (7-0).

LIGA E PARË

Onix – Vllaznia                        7-0

Drenasi – KEK-u                     1-3

2 Korriku – Besa                      1-0

Trepça – Dardana                    1-2

Istogu – Arbëria                       0-2

Liria – Vëllaznimi                    1-1

Ramiz Sadiku – Malisheva    0-3

Ulpiana – Vitia                         0-0