Ja rezultatet e aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë Gjermane

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka lëshuar një informatë mbi rezultatin e aksionit të sotëm i cili cak kishte luftimin e krimit të pastrimit të parave gjatë së cilës janë sekuestruar dokumentacione, pajisje, automjete si dhe u janë ngrirë pasuritë, llogaritë bankare personale dhe biznesore disa personave të dyshuar për vepra penale

“Siç ju kemi njoftuar më herët sot Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës rreth operacionit të kontrollit i cili është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë.

Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar. Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .
Janë sekuestruar gjithësej edhe 6296,50 euro
12/orë dore të llojeve t ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
Një veturë e tipit Porshe
Një mortor i tipit yamaha

Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim, njofton Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.