Ja rezultatet e para nga Stambolli

Janë publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet e përsëritura për Kryetar të Stambollit.

Sipas të dhënave të organizatës monitoruese “Ozguruz”, nga 31,186 kuti të votimit, janë numëruar 4000 kuti. Sipas rezultateve aktuale, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim ka marrë 46.3% të votave përballë kandidatit opozitar, Ekrem Imamoglu i cili deri më tani ka marrë 53% të votave.

Zgjedhjet për Kryetar të Stambollit paraqesin rëndësi jetike për fatin politik të Erdoganit dhe të ardhmen politike të Turqisë. Kariera politike e Erdogan kishte marrë hov pikërisht duke u zgjedhur kryetar i Stambollit në vitin 1994.

Humbja eventuale e zgjedhjeve të Stambollit nga partia e Presidentit Erdogan, nga analistët cilësohet se do të ishte një goditje e madhe politike për të.