Ja votat e disa kandidatëve të AAK-së nga Peja

Në kohën kur kandidatët e listave të subjekteve politike të Pejës janë në pritje të numërimit të votave të partive në përgjithësi, si dhe fatit të tyre në vecanti, janë siguruar votat e disa nga kandidatëve të subjektit politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë.

Sipas disa informatave që kanë dalur, të siguruara nga medium “Radio 1” në Pejë, Ramush Haradinaj është kandidati më i votuari në listën e AAK-së në Komunën e Pejës, përderisa kandidati Shemsedin Dreshaj, ka marrë 1 mijë e 831 vota, e Daut Haradinaj ka siguruar 1 mijë e 545 vota në Pejë.

Kandidati njëherit edhe kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka arritur që të ketë 2 mijë e 171 vota, ndërsa thuhet se kënaqshëm me vota në këtë komunë kanë kaluar edhe kandidati Gazmend Syla duke siguruar kontigjent të lartë votash e edhe Dr. Arbër Tolaj.

Diellza Kukaj është kandidatja femër më e votuar në Pejë me 1.257 vota.

AAK-ja në Pejë thotë se në këtë listë mund të ketë ndryshime të vogla, por që përafërsisht ky është rezultati preliminar i kandidatëve në Pejë.