Jahjaga: Kosovës do t’i mungojë ambasadori O’Connell

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot takimin përshëndetës me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook thotë se ka qenë nder dhe përvojë e jashtëzakonshme të punoi me një ambasador, që përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës dhe popullit tonë.

“Do të jemi përgjithmonë falënderues për kontributin dhe përkrahjen e ambasadorit O’Connell. Edhe pse Kosovës do ti mungojë një mik i tillë, ambasadorit i uroj shumë sukses në misionin e tij të ardhshëm dhe e përgëzoj përzemërsisht për punën e tij të palodhshme”, ka shkruar Jahjaga.