Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

Kuçi ka thënë se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me performancë të lartë.

“Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës. Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.