Japonia godiet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet alarmi për cunami

Një tërmet i fuqishëm ndodhi në Japoninë verilindore të shtunën, duke goditur zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit 2011 dhe duke gjeneruar një cunami prej 1 metër.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi bregdetin e Prefekturës Miyagi në orën 6:26 pasdite, dhe kishte një magnitudë prej 7.2 shkallësh Rihter, në një thellësi prej 60 kilometrave.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë fatalitet të mundshëm apo edhe dëme materiale.

Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë një muaj më parë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas.

Tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave. /Telegrafi/

Tags: ,