Japonia përkrah Kosovën

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Nehat Basha ka bërë të ditur se kompania që ai drejtor ka siguruar përkrahjen e rradhës nga Japonia.

Bëhet e ditur se donacioni i rradhës që shteti Japonez do të japë për MRM “Ekoregjioni” kap vleren prej 2,5 milionë euro. Këto mjete do të jenë të destinuara për katër njësitë operative të kësaj kompanie ne Suharekë, Malidhevë, Rahovec dhe Dragash duke i mundësuar kësaj kompanie që të ngrisë kapacitetin dhe cilësinë në grumbullimin e mbeturinave.