Jep dorëheqje Presidenti i këtij shtetit të Amerikës Latine

Evo Morales ka deklaruar dorëheqjen e tij nga posti i Presidentit të Bolivisë.

Një veprim të tillë, Morales e ka ndërmarrë pas kërkesës për dorëheqje të bërë nga Ushtria e Bolivisë.

Mediat boliviane kanë raportuar se pas dorëheqjes së Presidentit Morales, protestues opozitarë kanë hyrë në Pallatin Presidencial.

Ndërkohë që raportohet se Morales mund të jetë larguar me aeroplanin presidencial nga vendi.

Bolivia gjatë javëve të kaluara ishte përfshirë nga protesta të mëdha opozitare.

Morales ka deklaruar se ofron dorëheqjen e tij me qëllim të ruajtjes së paqes dhe pajtimit në mesin e popullit bolivian.