“Ne duam të respektohet vullneti zgjedhor i qytetarëve serbë dhe duhet të pranohemi në mënyrë të barabartë. Nuk do të jemi ata që do të imponohemi dhe do të iniciojmë takime. Dyert tona janë të hapura për ata që kanë fituar zgjedhjet. Qëndrimet se ‘nuk duam të bisedojmë me Listën Serbe’ nëse Kushtetua e thotë nuk është qasje e mirë. Duam të jemi pjesë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë Jevtiç për Klan Kosova.

Ai ka shtuar se duan që të respektohet ligji dhe nuk kanë nevojë për Brukselin, vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në Kushtetutë.

Jevtiq ka thënë se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka biseduar kurrë.

“Jemi takuar brenda Kuvendit, por nuk kemi pas rast të bisedojmë për asnjë temë çfarëdo qoftë. Jemi përshëndetur kurtuazi, kurrfarë bisede, Nuk ka pasur takim që mund të quhej takim në aspektin politik”.

Ai ka thënë se Lista Serbe ka fituar gati të gjitha votat e komunitetit serbë në Kosovë.

Mandatari i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet, ka thënë se Listën Serbe nuk do ta ketë në Qeveri.