Jo 10%, por 25% taksë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga dita e sotme kanë vendosur të rrisin presionin ekonomik ndaj Kinës, si pjesë e “luftës ekonomike” e cila po zhvillohet në mes dy shteteve.

Kështu, SHBA ka vendosur taksë që të rrisë taksën nga 10% në 25% ndaj të gjitha mallërave kineze të cilat hyjnë në SHBA.

Efektet e kësaj takse pritet të kenë ndikim të madh në ekonominë kineze. Ndërkohë që nuk dihet se sa do të zgjasë “lufta ekonomike” në mes SHBA-së dhe Kinës.