Jo mirë: Mërgimtarët hypin mbi veturë në autostradë për të bërë foto

Një veprim i çuditshëm ka ndodhur së fundmi dhe ka marrë dhenë në rrjetet sociale.

Disa mërgimtarë kosovarë nga Zvicra, konkretisht nga Zyrichu, kanë publikuar një fotografi ku shihen duke rrezikuar vetën e tyre në autostradë.

Ata shihen teksa bëjnë fotografi me telefona në kohën kur vetura ishte në lëvizje.

Sidoqoftë, më herët ishte raportuar për disa incidente të mërgimtarëve me Policinë e Kosovës, ku një edhe ishte arrestuar për pengim të personit zyrtar.