Johnson merr masa ndaj valës së kriminalitetit që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se ka hartuar një plan të ri për t’i vënë fre valës së kriminalitetit që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson ka premtuar më tepër kompetenca për policinë dhe burgje të reja, por për mediat, plani i tij ka vetëm qëllime politike.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar hartimin e një plani të ri anti-krim, me vlerë 2.5 miliardë stërlina, që mes të tjerash parashikon edhe ristrukturimin e sistemit të burgjeve.

Muajin e kaluar, qeveria britanike premtoi se do të rekrutojë 20 mijë policë shtesë për të zëvendësuar numrin e oficerëve të larguar që kur Konservatorët u kthyen në pushtet.