Juniku përfiton projekt me rëndësi jetike

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, dhe Ministrti të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë (segmenti, fshati Gjocaj-Gropa e Erenikut).

Projekti i për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti, fshati Gjocaj- Gropa e Erenikut) është në vlerë prej 4 milionë euro.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të komunës së Junikut dhe Republikës së Kosovës.

Ndërsa kryetari Kuçi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e Junikut si dhe përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Pal Lekaj kundrejtë Komunës së Junikut me investime infrastrukturore me interes lokal, nacional.

Ky Memorandum Mirëkuptimi fillon të zbatohet nga dita e nënshkrimit, ndarja buxhtore për vitin 2019 është 400,000€, ndërsa mjetet e parashikuara për vitet e ardhshme janë 3,600,000 €