Ka filluar shpërndarja e asistencës sociale

Nga sot të gjithë përfituesit e asistencës sociale,  duke filluar nga ora 11:00 do të mund të marrin mjetet e tyre. Kjo është bërë e ditur nga Posta e Kosovës, duke i njoftuar kështu të gjithë ata që kanë pritur për të marrë këto pagesa.

Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e distancës fizike dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse.

 

 

“Të nderuar përfitues të Asistencës Sociale, Posta e Kosovës prej sot, më datë 01.07.2020 nga ora 11:00, ka filluar me shpërndarjen e Asistencës Sociale dhe Asistencën Mujore Masa nr 15 Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë tërheqjes së mjeteve të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, bëhet e ditur në një njoftim të postës. /Indeks/

Tags: