Ka filluar takimi Hoti – Macron

Takimi ndërmjet presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur në orën 11:30 dhe është duke vazhduar ende Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën” këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri.

Në lidhje me temat e diskutuara ku vend qendror zë dialogu Kosovë-Serbi, Beqiri ka thënë se do ta lëshojnë një komunikatë për media.

Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënë nga kryeministria.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, shkruante në njoftimin e kryeministrisë. / Koha