Kadaj-Bujupi: Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë

Në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit – ka reaguara edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.

Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka shkruar se aspirate e shqiptarëve për liri dhe pavarësi merr formën e e Ushtrisë Çlirimtare të Koosvës.

“Aspirata e shqipëtarëve për liri e pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla. Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë”, ka shkruar deputetja e AAK-së. /Insajderi./