Kadri Veseli ndërmerr veprime ligjore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sapo ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal.

“Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet” ka theksuar kreu i PDK-së dhe Kryeparlamentari Veseli.

Emri i Kadri Veselit është pëmendur në videogjirimet e publikuara të cilat lidhen me veprimtarinë kriminale të një grupi të cilët dyshohet të jenë marrë me fajde.