Kadri Veseli në SHBA: Pa SHBA-të, faza finale e dialogut është e pamundur të realizohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë ditës së sotme është takuar me Senatorin Ron Johnson dhe me kongresmenin Gerald E. Connolly.

“Kosova është me fat që ka përkrah vetes Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e saj dhe në rrugën e i integrimeve euro atlantike. Në takim me Senatorin Ron Johnson biseduam për fazën finale të dialogut i cili duhet të përmbyllet me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa SHBA-të, faza finale e dialogut është e pamundur të realizohet.” ka deklaruar Veseli pas takimit me Senatorin Ron Johnson.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Ndërkaq në lidhje me takimin me kongresmenin Gerald E. Connolly, i cili njëkohësisht është kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, kreu i PDK-së Veseli ka deklaruar “Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke vënë në pah rolin e padiskutueshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset. Po ashtu kongresmenit Connolly i tregova për transformimin e FSK-së në ushtri dhe objektivin kryesor të Kosovës në fushën e sigurisë e që është anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO. Gjithashtu folëm edhe për nismën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ide kjo e cila u mbështet nga kongresmeni amerikan.”

Image may contain: 2 people, people smiling, suit