Kadri Veseli njofton për rezultatet pasi u testua për COVID-19

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Veseli ka thënë se pak më parë për këtë është njoftuar nga IKSHP pas testit të kryer sot, shkruan Lajme365.

Kreu i PDK-së ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të theksuara.
Interesante është fakti që kryetari i PDK-së Kadri Veseli pasditen e sotme kishte njoftuar se është testuar për COVID-19, ndërsa atij rezultati i është kumtuar brenda 7-8 orëve, ndërsa qytetarët e thjeshtë presin deri në 4 ditë për të mësuar rezultatet e testimit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!