Kadri Veseli premton nga Kodra e Trimave legalizimin e 350 mijë pronave

Kadri Veseli doli në Kodrën e Trimave për të folur me qytetarë për legalizim të pronave.

Ky po del të jetë një problem jo i vogël për prishtinasit, njofton Klan Kosova.

Ata i thanë mysafirit vazhdojnë të mos kenë fletë poseduese për pronat e tyre.

E Veseli, që synon ta marrë Qeverinë si i nominuar nga PDK, u tha kodërtrimasve se ka në plan t’i legalizojë hiq më pak se 350 mijë prona.