Kafshohet nga një qen, i moshuari nga Suhareka merr lëndime të rënda

Një i moshuar  në Suharekë, është sulmuar nga një qen, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë.“ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj. Ai ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media.Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit. Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku…