Kajtazi për intervistën e Osmanit dhënë BBC: Duhet të dijë që është në një koalicion ku ka njerëz të krimit dhe të korrupsionit

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit për BBC ku kishte thënë se Kosova është vend i zhytur në krim dhe korrupsion.

Sipas Kajtazi, Osmani duhet ta ketë parasyshë që është pjesë e një koalicioni qeverisës që ka njerëz të përfshirë në krim dhe korrupsion.

“Vjosa Osmani duhet me pas parasysh që është pjesë e një koalicioni qeverisës zyrtar e drejtues të cilët janë të përfshirë në krim e korrupsion, dhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjithmonë heshtin për njerzit e vet. Për 20 vjet rresht vëllau i Rexhep Selimi ka uzurpuar pronë te rrethi në Prishtinë kurr askujtë nuk i është dëgjuar zëri dikujt me fol për atë rast, kryetari Shpejtim Bulliqi uzurpon tokë dhe ndërton shtëpi askush s’merret me atë rast”, tha Kajtazi.

Tutje, Kajtazi ka shtuar se ajo duhet t’i shohë gjërat si janë dhe jo të fajësojë dikë tjetër, pasi secili duhet ta pranojë përgjegjesin e tij.

“Vjosa Osmani duhet me i pa gjërat qysh jone, ka të drejtë me shpreh mendimin e vet qysh donë po nuk ka te drejtë me fajesu vetëm dikën tjetër duke qenë se ka qenë pjesë e LDK deri tash, e LDK për 14 vite ka qenë në pushtet, keto janë fakte për të cilat duhet me fol edhe me pranu secili përgjegjësin e vet”, tha Kajtazi në Debat Plus./Insajderi.org