Kalueshmëria e testit të maturës 64.6 për qind

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e testit të maturës.

Kalueshmëria në total e testit ka qenë 64.64%, ndërsa klasa XII-a nga shkolla Don Bosko në Gjilan do ta përsëritë pjesën e parë të testit.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë se në vitet e kaluara.

“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”.

Ndërkaq, pesë administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe tre administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm.