Kamerunasi Lazare në test te Ballkani

Skuadra e Ballkanit që kaloi një stinor tepër të mirë në Superligë dhe me trajnerin Gani Sejdiu siguroi mbijetesën në elitë të futbollit të Kosovës, para pak çastesh ka bërë të ditur se ka angazhuar një futbollist nga Kameruni.

Sulmuesi kamerunas Effa Lazare Tristan Dylan do të jetë në prova te ekipi nga Suhareka. Ai ka qenë pjesë e ekipit të të rinjëve të reprezentacionit të Kamerunit dhe tash do të shikojë mundësinë për të qëndruar në ekipin portokallezi.

Dylan Effa vjen nga qyteti i Yaoundes dhe është futbollist i shpejtë, ndërsa këtë verë do të ketë mundësinë të bind stafin e skuadrës se a do të qëndrojë në Ballkan për stinorin 2019/20. (nga TopSporti.com)