Kamionët me mallra serbe hyjnë pa problem në veriun e Kosovës, pavarësisht taksës (Video)

Taksa prej 100 përqind nuk duket të jetë pengesë për importimin e mallrave me origjinë serbe.

Disa kamionë më 27 qershor janë futur në veri të Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë.

Një qytetar i nacionalitetit serb Dejan Millosheviq, ka incizuar kamionet duke u futur në Kosovë ku dhe dëgjohet tëksa deklaron se “shikoni se si hyjnë mallrat serbe në Kosovë, pa asnjë problem edhe kur në pyetje është taksa“.

“Gazeta Blic” ka siguruar videon në fjalë të cilën mund ta shihni më poshtë: