Kamioni rrëzon shtyllën elektrike në Gjakovë, rrezikohen kalimtarët

Shtyllat elektrike vazhdojnë të paraqesin rrezik tek qytetarët.

Vjetërsia dhe telat që janë të lëshuar e të ekspozuar fare pranë rrugës ka bërë që një kamion në fshatin Piskotë të Gjakovës, të “ngatërrohet” me njërin tel, duke e marrë me vete gjithë shtyllën, e cila është shkulur nga vendi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, çka se fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz, përcjellë Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që shtyllat elektrike rrëzohen, kjo më së shpeshti ndodhë kur ka erëra të forta.