Kampionët e Evropës , të pandalshëm edhe në ligë

Liverpooli e ka fituar në derbin e xhiros së tretë të Premierligës Angleze në futboll ndaj londinezëve të Arsenal me rezultat 3-1.

Liverpooli e ka dominuar ndeshjen duke e përmbyllur pjesën e parë me golin e Joel Matip për epërsinë 1-0. Pjesa e dytë ishte me dinamike, ku doli në skenë Salah që me dy golat e tij ‘e fundosi’ Arsenalin, të cilët u mjaftuan me një gol të shënuar nga Torreira.

Kampionët e Evropës tani kryesojnë të vetëm në renditjen tabelare, me 9 pikë në tri xhirot e para.