Kampionet olimpike pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për dy shqiptaret nga Kosova, fituese të medaljeve të arta në lojërat olimpike, “Tokio 2020”, Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Rama tha se dy lojtaret do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare, një gjë që ato e kanë kërkuar edhe vetë, shkruan Telegrafi.

“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë”.