Kanalizimet mbi sipërfaqe shqetësojnë banorët e Prishtinës

Kanalizimet mbi sipërfaqe, janë bërë një dukuri që po i shqetësojnë shumë qytetarët e Prishtinës. Në lagjen “Mati 1”, në rrugën “Uran Ajeti”, ujërat e zeza mëngjesin e sotëm kanë dalë mbi sipërfaqe, raporton Ekonomia Online.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga kjo lagje duke ngritur shqetësim se Komuna e Prishtinës nuk po reagon në këto situata .

Banorët e lagjes janë ankuar se po vjen erë shumë e rëndë.