Kandidati i AAK-së pa lëndime serioze nga aksidenti i mbrëmshëm

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë mes të dy veturave, sipas Policisë, për pasojë kishin mbetur të lënduar tetë persona, nga Zyra për Publik e AAK-së është konfirmuar së në mesin e tyre ishte edhe kandidati i saj për deputet, Dr.Arbër Tolaj.

Ky i fundit, sipas burimeve tona, nuk ka pësuar lëndime serioze, për çka pas konstatimit të gjendjes, Tolaj është liruar nga spitali për në shtëpi.