Kandidati i PDK-së: Vjedhje industriale të votës pati edhe në mesin e “engjujve” të VV-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bujar Cakolli akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje të votave në një vendvotim në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë që vjedhje industriale të votave ka pasur edhe në mesin e kandidatëve të VV’së.

“Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e “engjujve” të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit po del se eksponent të lartë VV-së kanë manipuluar komisioneret duke shumëfishuar votat e tyre. Shikoni tabelën më poshtë dhe bindeni se ska rrugë tjetër përpos RINUMËRIMIT!”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka mbaruar rinumërimin e disa vendvotimeve, pas dyshimit të keqpërdorimit të votave. /Gazeta Express/