Kandidati i VV-së për deputet largohet nga partia, shkak punësimet familjare nëpër ministri

Ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit, por që është zhgënjyer me këtë parti, shkruan Gazeta Blic.

Liri Loshi, në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër ministri.

Madje, ai u thotë zyrtarëve të VV-së: puna mbarë pa mua!

Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.
Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!