Kandidati për deputet i VV’së akuzohet se ka dosje në Polici për posedim të drogës

Kandidati për deputet nga radhët Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj po akuzohet se ka dosje në Polici për posedim të narkotikëve.

Këto akuza po i thotë kandidati për deputetët nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ilir Baldedaj.

Baldedaj, në debatin në T7, ka akuzuar publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh, raporton lajme365.

Image result for ilir baldedaj

‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thënë Baldedaj duke thënë se shumë shpejt do të dalin dhe do të bëhen publike.

Baldedaj ka thënë se e gjitha mund të argumentohet nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja.

Nga ana tjetër, Arbër Rexhaj i ka quajtur shpifje akuzat e Baldedajt dhe ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj tij.