Kanoset një person dhe i thyhen “qeremindet” në Pejë

Një person e ka kanosur një tjetër në një fshat të Lugut të Baranit në Pejë, si dhe ia ka thyer “qeremindet” e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryshec të Pejës, me ç’rast, sipas Policisë, në mesditen që lamë pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe u njëjti ka kanosë viktimën mashkull kosovar.

Përveç kanosjes i dyshuari duke gjuajtur gur ia kishte dëmtuar tjegullat e shtëpisë së viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .