Kapen të dyshuarit e parë për kontrabandë me armë

Vijnë arrestimet e para nga aksioni i gjerë policor. Forcat speciale policore deri në këto çaste kanë arrestuar dy persona gjatë aksionit të gjerë policor që është shtrirë në disa rajone të Kosovës, merr vesh Sinjali nga burimet e sigurta.

Sinjali ka raportuar mëngjesin e sotëm se aksioni ka nisur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe është duke vazhduar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë lidhur me dyshimet rreth kontrabandimit me armë.

Operacioni është iniciuar dhe po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion policor./Sinjali/