Kapet në Greqi shqiptari me 270 kg drogë

Një 32- vjeçar, shtetas shqiptar është arrestuar në Grevanar nga Policia e Greqisë për trafikim të lëndëve narkotike.

32-vjeçari kishte kohë që po mbahej nën vëzhgim nga policia greke. Ai akuzohet për trafik droge dhe posedim të armëve të ftohta.

I riu shqiptar e kishte fshehur drogën në banesë, të ndarë në 256 pako me peshë totale 270 kg, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një thikë, tre telefona dhe sende të tjera.

Shqiptari është dërguar në paraburgim ku pret të dalë para Gjykatës, njofton e përditshmja tiranase ” Dita”.