Kapiteni, Amir Rrahmani: Kosovë, faleminderit për përkrahjen

Futbollistët e Kosovës vazhdojnë të jenë aktiv në rrjetet sociale, pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, sërish ka qenë aktiv në rrjetet sociale, kësaj radhe për t’i falënderuar mijëra tifozët që i mbështetën “Dardanët” të shtunën.

Amiri mendon se të bashkuar, me ndihmën e tifozëve  – Kosova mund të arrijë gjëra të mëdha.

“Kosovë faleminderit për përkrahjen, vetëm së bashku arrijmë suksese. 💙🇽🇰”, ka shkruar mbrojtësi 25-vjeçar që verën që lamë pas është transferuar në Serie A te Hellas Verona.