Kaq buxhet mund të shpenzojnë partitë për fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Sipas këtij vendimi, KQZ-ja ka përcaktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike, në shumën prej 986 mijë e 233 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar. Ky vendim mbështetet në listën preliminare të votuesve.

Numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrit civil është 1,972, 466.

Image