Kaq para ju kushton sigurimi i veturës suaj me rritjen e re

Nga dje ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që çmimi i sigurimeve të veturave të rritet për 26 për qind

Vendimi i BQK’së lidhur me rritjen e çmimeve të sigurimeve ka hyrë në fuqi dje dhe vendim i cili ka filluar të zbatohet që nga dje prej kompanive të sigurimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga REL dhe grafikës të punuar nga Metro, çmimet e tarifave për vetura rriten në bazë të centimetrave kubik, nga më e ulëta e deri më e larta.

Si shembull, për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, ndërkaq çmimi i ri do të jetë, 313.78 euro, shkruan Metro.

Lidhur me vendimin e BQK’së për rritjen e çmimeve të sigurimit, do të mbahet edhe një protestë me 23 nëntor.

Organizuesit e kësaj proteste kanë konfirmuar për Metron, kohën dhe vendin ku do të mbahet protesta.

“Të shtunën me datë 23 në ora 16.00, mbahet protesta para BQK’së, në rrugën Luan Haradinaj dhe rrugën Garibaldi, si revoltë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimeve”, kanë thënë organizuesit që janë anëtarë të grupit SpeedomaniaKs në Facebook.

Në këtë protestë pritet të jenë një numër i konsideruar i njerëzve, ku deri më tani pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar mbi 2 mijë njerëz në Facebook.