Kastrati: Kurti bëri në veri show për vota, rrezikoi jetën e policëve

Deputet i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka quajtur shou aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit kundër krimit dhe kontrabandës.

Sot Albin Kurti paska bërë shou në veri duke rreziku jetën e policëve tonë. Kjo me qëllim që përmes temave të ndieshme si veriu ti fitoj një grusht vota më 17 Tetor”, është shprehur Kastrati.

“Në fund, ky skenar në veri do të prodhojë kompromis me implementu autonominë për serbët në veri”.

“Pavarësisht këtij skenari e qëllimi të Kurtit që ta shpërqendrojë elektoratin ne duhet pa u ndal të vazhdojmë përkrahjen masovike për PDK-në dhe kandidaturat e PDK-së. Me Kurtin merremi prej të hënës”, ka thënë ai ndër të tjera, duke treguar se është marrë në fushatën elektorale.