Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Sipas këtij njoftimi, numri i komunave të cilat kanë hyrë në zonë të kuqe ka arritur në 14.

Kategorizimi i ri i komunave është bërë si vijon:

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna:

Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: 

Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër  janë 11 komuna:

Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

  • Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë. /Telegrafi/