Katër raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike të Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme 5 persona kanë dalë pozitiv në testet për coronavirus.

“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive’, thuhet në njoftim.

Gjithashtu IKSHPK njofton se edhe 5 persona zyrtarisht janë sheruar nga koronavirusi duke e quar në 6 numrin e të sheruarve në Kosovë.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19“, thuhet në njoftim.