Katër të lënduar ne aksidentin në mes kamionit dhe veturës në Drenas

Rreth orës 17:00 policia është informuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin  Zabeli i Ulët në Drenas.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.

“Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion  dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.

Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.