Katër të vrarë nga sulmi në Australi

Katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Darwin, në pjesën veriore të Australisë.

CNN raporton se sulmi është kryer nga një person me të kaluar kriminale dhe se zyrtarët policor të këtij qyteti kanë përjashtuar mundësinë për ndërlidhje të këtij sulmi me terrorizëm.

Kryeministri i Australisë aktin e sulmit e ka cilësuar së një akt të tmerrshëm të dhunës.

Motivet e këtij sulmi nuk janë bëtë ende të ditura.