KDI diskuton format e rritjes së pjesëmarrjes qytetare


Me qëllim të diskutimit të formave, teknikave dhe përgjegjësin institucionale në organizimin e konsultimeve publike konform legjislacionit të ri, #KDI ka mbajtur punëtori me drejtorë, zyrtarë të drejtorive si dhe anëtar të Kuvendit nga Komuna e Suharekës.

Në kuadër të punëtorisë, janë specifikuar përgjegjësit ndërinstitucionale në organizimin e konsultimeve publike për projekt aktet në nivel lokal si dhe politikat tjera publike. Mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional do të përjashtojë mundësit e respektimit të legjislacionit aktual në organizimin e konsultimeve publike në nivel lokal.

#KDI në kuadër të angazhimit të saj do të vazhdojë me aktivitetet e tilla në komunat e rajonit të Prizrenit, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në zbatimin e plotë të udhëzimit administrativ.