KDI mbajti punëtori më zyrtarë komunal të Prizrenit dhe Mamushës

Instituti Demokratik i Kosovës ( KDI), ka organizuar punëtori me zyrtarë komunal të Prizrenit dhe Mamushës, ka njoftuar përmes zyrtari kësaj organizate, Naim Cahani. Ai ka thënë me këtë rast se, komunat obligohen në avancimin e standardeve dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe nxitjen e tyre për përfshirje në proces të vendimmarrjes.Me qëllim të diskutimit rreth formave, teknikave , fazave , rolit dhe përgjegjësive  të institucioneve lokale në procesin e konsultimit publik të përcaktuara me legjislacionin e ri, sot u mbajt një punëtori e përbashkët më drejtorë të drejtorive, zyrtarë të drejtorive, dhe anëtarë të Kuvendit  të Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës.KDI sot përmbylli fazën e mbajtjes së punëtorive me 6 komunat e rajonit të Prizrenit që kishin për qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunal në respektimin e plotë të legjislacionit që siguron përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Procesi i vlerësimit të zbatimit të UA për standardet minimale të konsultimit publik në komuna do të jetë pjesë e fokusit të angazhimit të KDI-së për vitin 2019, ka theksuar, Naim Cahani.