KDI mban punëtorinë e radhës për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në Dragash

Koordinimi brenda-institucional në organizimin e konsultimeve publike mbetet parakusht në rritjen e standardeve dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.Me qëllim të diskutimit të formave, teknikave dhe përgjegjësin institucionale në organizimin e konsultimeve publike konform legjislacionit të ri, KDI ka mbajtur punëtorinë e radhës me drejtor dhe zyrtarë  të drejtorive, si dhe anëtar të Kuvendit nga Komuna e Dragashit.Në kuadër të punëtorisë, janë specifikuar përgjegjësitë ndërinstitucionale në organizimin e konsultimeve publike për projekt aktet në nivel lokal si dhe politikat tjera publike. Mos angazhimi dhe moskoordinimi institucional në organizimin e konsultimeve publike përjashton mundësit e respektimit të legjislacionit aktual në organizimin e konsultimeve publike në nivel lokal. KDI në kuadër të angazhimit të saj do të vazhdojë me aktivitetet e tilla në komunat e rajonit të Prizrenit, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve  të zyrtarëve komunal në zbatimin e plotë të Udhëzimit Administrativ për standardet minimale të konsultimeve publike në komuna.